Rreth nesh

Hapur në 1999, Pastiçeria Franceze u krijua nga një grua franceze, Marie-Thérèse Marchal
Marie-Thérèse Marchal

Marie-Thérèse Marchal

Hapur në 1999, Pastiçeria Franceze u krijua nga një grua franceze, Marie-Thérèse Marchal, e cila jeton në Shqipëri që në fillim të viteve 90’. Jo vetëm se i mungonin shumë kruasanët dhe bukët franceze; por ajo ka traditë familjare të restoranteve dhe furrave. Dhe meqenëse ishte dashuruar tashmë me Tiranën, pse mos të sillte dhe një copëz të Francës?

Marie-Thérèse filloi në një kënd tek Shallvaret duke ofruar lloje të ndryshme të bukëve franceze, ëmëblsira dhe ushqim francez teksa kërkonte lëndën e parë më cilësore, shpesh duke u kërkuar furnitorëve të përshtasnin lëndën e parë sipas nevojës.

Pastiçeria Franceze, asokohe njihej si Buka Franceze, u bë menjëherë një vend i preferuar për vendasit dhe vizitorët. Bukës Franceze iu desh më shumë hapësirë ndaj lëvizi në anënt tjetër të lumit në hyrje të ish-bllokut ku dhe është sot.

Pastiçeria Franceze ju mirëpret për mëngjes, drekë, çaj pasdite apo darkë, duke kaluar momente të paharrueshme në një vend special që të kujton qytetin e dashur të Parisit.